Politike

VD-“Tha njëri s’e gjeta në Google,” Rama për kryenegociatoren e re: Pa njerëz si ajo administrata s’do funksiononte

Gjatë konferencës me grupin e negociatave me BE-në, Rama përmendi një rast kur dikush tha se nuk gjente emrin e Majlinda Dhukës në Google.

30 Korrik 2022, 10:37 Nga A.B
VD-“Tha njëri s’e gjeta në Google,” Rama për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se pa njerëz si kryenegociatorja e re e BE-së, administrata nuk do të funksiononte. Gjatë konferencës me grupin e negociatave me BE-në, Rama përmendi një rast kur dikush tha se nuk gjente emrin e Majlinda Dhukës në Google. Mirëpo, kësaj deklarate ai u shpreh se pa njerëz ai Dhuka, administrata nuk do ishte siç është sot. 

'Vendosja e kryenegociatore të re nënvizon ndryshimin e marrëdhënieve mes nesh dhe BE. Mazi bëri një punë të lavdërueshme, diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se ‘s’më doli në gogle’. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në gogle por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit.'- u shpreh Rama.

rama 30 korrik 2022 edi rama

Sondazh

Poll