Politike

Shkarkimi i Ahmetajt, zbardhen votimet në Kuvend! Tre deputetë të opozitës që kundërshtuan largimin e tij

Kanë qenë tre deputetët e dikur Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ata që kanë ngritur ‘kartonin’ e kuq për shkarkimin e Ahmetajt.

29 Korrik 2022, 21:27 Nga k.m.
Shkarkimi i Ahmetajt, zbardhen votimet në Kuvend! Tre deputetë të
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u shkarkua të enjten në Kuvend pas hedhjes në votim të fshehtë. Shkarkimi i tij u miratua me 103 vota pro, ndërkohë që vetëm tre deputetë që ishin të pranishëm në sallë në momentin e votimit, dolën kundër shumicës. Përfshirë dhe opozitës që ra dakord për shkarkimin.

Por sipas Panorama.al ka zbardhur listën e deputetëve që kanë votuar kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama. Kanë qenë tre deputetët e dikur Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ata që kanë ngritur ‘kartonin’ e kuq për shkarkimin e Ahmetajt.

Për arsye që nuk dihen, ata kanë vendosur që të votojnë kundër për ndryshimet në qeveri të vendosura nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, në vend të Ahmetajt vendosi Belinda Ballukun, e po ashtu shkarkoi kryenegociatorin Zef Mazin, duke ia lënë vendin e tij, Majlinda Dhukës.

arben ahmetaj ndryshime ne qeverine rama

Sondazh

Poll