Sport

"Jemi edhe ne për titull"! Abraham nuk njeh limite, sulmuesi i Romës rivalizon të mëdhenjtë e Italisë

Brenda pak muajsh, ambiciet e Romës janë ngritur në qiell. Nga fitimi i Conference League e deri tek ardhja e Dybala-s, optimizmi në kampin verdhekuq është rritur ndjeshëm.

29 Korrik 2022, 19:09 Nga DOSJA

"Jemi edhe ne për titull"! Abraham nuk njeh limite, sulmuesi i

ITALI- Brenda pak muajsh, ambiciet e Romës janë ngritur në qiell. Nga fitimi i Conference League e deri tek ardhja e Dybala-s, optimizmi në kampin verdhekuq është rritur ndjeshëm.Tammy Abraham, sulmuesi kryesor i skaudrës së Romës nuk i fsheh ambiciet e skuadrës: "është e drejtë që tifozët të ëndërrojnë. Sa për mua, nëse do të thoja që nuk po synoj të fitoj titullin kampion, do të gënjeja... Unë e dua titullin. Kam fituar vitin e kaluar, siç shpresoja, dhe dua të vazhdoj të fitoj”, tha ai për Corsport.

Megjithatë, synimi më real është kthimi në Champions League ku prej disa vitesh skuadra verdhkuqe nuk bën pjesë: "Sigurisht. Ne duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar dhe të kthehemi në katër vendet e para. Duhet të jetë objektivi kryesor.

Sigurisht, me një Dybala shtesë, gjithçka duket më e lehtë.Është një privilegj për ne që të kemi një lojtar të këtij niveli në ekip. Kjo do të thotë shumë për tifozët dhe do të thotë shumë për ne, që po ndërtojmë një projekt teknik të profilit të lartë”, shtoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

abraham roma

Sondazh

Poll