Sport

'Luftën e Wags' e fiton gruaja e Rooney-t, gjykata merr vendimin rreth akuzave për shpifje ndaj Rebekah Vardy

Triumf për Coleen Rooney dhe poshtërim për Rebekah Vardy në të ashtuquajturën “Lufta e Wags” – një akronim i rezervuar në Mbretërinë e Bashkuar për bashkëshortët dhe të dashurat e futbollistëve të famshëm

29 Korrik 2022, 18:39 Nga DOSJA
'Luftën e Wags' e fiton gruaja e Rooney-t, gjykata merr vendimin
Coleen Rooney dhe Rebekah Vardy

ANGLI- Triumf për Coleen Rooney dhe poshtërim për Rebekah Vardy në të ashtuquajturën “Lufta e Wags” – një akronim i rezervuar në Mbretërinë e Bashkuar për bashkëshortët dhe të dashurat e futbollistëve të famshëm -, ose më saktë betejën gjyqësore mes mikeshave të dikurshme të luftuar pa goditje të ndaluara dhe në favor të telekamerave, që në javët e fundit ka monopolizuar kuriozitetin e TV dhe tabloideve britanike.

Gjyqi, i vulosur nga seanca e fundit më 19 maj, përfundoi në fakt me një vendim në favor të gruas së ëayne Rooney, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Tre Luanëve, e pagëzuar nga shtypi popullor “Wagatha Christie”. Në vendim, gjykatësja Steyn shtoi Caroline Watt, menaxheren e Vardy, si një burim “i mundshëm” i thashethemeve të familjes Rooney, të zbuluara në kolonat e Sun me bekimin e mundshëm të Rebekah.

Gjyqtarja arriti në përfundimin se “pjesë të rëndësishme” të provave të Vardy nuk ishin të besueshme dhe se kishte shumë raste kur provat e saj “ishin qartazi në kundërshtim me provat dokumentare, evazive ose të pabesueshme”. Në vitin 2019, bashkëshortja e ish-yllit të Anglisë, ëayne Rooney, akuzoi Vardyn se ka nxjerrë lajme të rreme për të në media si ‘The Sun’.

36-vjeçarja shkoi në Tëitter për të bërë një deklaratë ku thoshte se ishte Rebekah përgjegjëse për publikimin e lajmeve sepse i kishte bllokuar të gjithë në Instagramin e saj privat, përveç bashkëshortes së sulmuesit të Leicester e cila i kishte parë storyn në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

vardy rooney

Sondazh

Poll