Sport

Guardiola e konfirmon, Laporte do të mungojë deri në shtator…

"Duhet të kemi kujdes me gjurin. Mendoj se ai do të jetë jashtë për gjithë gushtin dhe ndoshta në shtator mund të kthehet në ekip."

29 Korrik 2022, 17:11 Nga DOSJA

Guardiola e konfirmon, Laporte do të mungojë deri në

ANGLI - Mungesa e parë për Manchester City 2022-23. Siç konfirmohet nga vetë Pep Guardiola në prag të finales së ‘Community Shield’, Aymeric Laporte do të mungojë për dy muajt e ardhshëm. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar franko-spanjol, pësoi një problem në gju në fund të sezonit të kaluar dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht.

"Laporte është i dëmtuar, ai bëri një operacion në gju në fund të sezonit të kaluar. Në fakt, ai luajti dy ose tre ndeshjet e fundit me një dëmtim të madh në gju, ai bëri një sakrificë të jashtëzakonshme,"- konfirmoi trajneri katalanas i Cityt.

Ai tha gjithashtu se rikuperimi është në rrugën e duhur, por është një zonë delikate: "Duhet të kemi kujdes me gjurin. Mendoj se ai do të jetë jashtë për gjithë gushtin dhe ndoshta në shtator mund të kthehet në ekip."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll