Sport

Juve në Los Angeles, Bremer nuk i ndahet fanella e Torinos, tifozi surprizon mbrojtësin brazilian

Disa ditë më parë klubi i Juventusit zyrtarizoi marrëveshjen me Gleison Bremer. Futbollisti që ishte edhe një objektiv i Interit, ka firmosur tashmë me bardhezinjtë dhe e ka lidhur karrierën me torinezët të paktën deri në vitin 2027.

29 Korrik 2022, 19:30 Nga DOSJA

Juve në Los Angeles, Bremer nuk i ndahet fanella e Torinos, tifozi

SHBA- Disa ditë më parë klubi i Juventusit zyrtarizoi marrëveshjen me Gleison Bremer. Futbollisti që ishte edhe një objektiv i Interit, ka firmosur tashmë me bardhezinjtë dhe e ka lidhur karrierën me torinezët të paktën deri në vitin 2027.

25-vjeçari do të përfitojë pesë milionë euro në sezon ndërsa trashëgon edhe numrin tre që e ka veshur më parë një legjendë e klubit si Giorgio Chiellini. Klubi bardhezi aktualisht është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon një mini-turne. Mes tifozëve të Juventusit, në pritje të kthimit të lojtarëve nga stërvitjet. Dikush donte që Bremer, t'i jepte një autograf, jo atë të Juventusit por të Torinos, ish-klubit të tij.

"Unë jam një tifoz i Juventusit dhe një tifoz i futbollit në përgjithësi. Unë jam me origjinë kineze, por tani jetoj këtu. Bremer është një mbrojtës i madh. Vitin e kaluar ai luajti për Torinon, kështu që unë kam fanellën e tij".

E.Ç (Dosja.al)

bremer juventus

Sondazh

Poll