Sport

Tragjike/ Po stërvitej në rrugët e Parisit për Olimpiadën, makina përplas sportisten japoneze

Unioni i Triatlonit të Japonisë ka konfirmuar se atletja japoneze e triathlonit Tsudoi Miyazaki, 25 vjeç, ka ndërruar jetë në Francë kur u godit nga një automjet gjatë një stërvitje me biçikletë pranë Orleans.

29 Korrik 2022, 17:22 Nga DOSJA
Tragjike/ Po stërvitej në rrugët e Parisit për
Tsudoi Miyazaki

FRANCË- Unioni i Triatlonit të Japonisë ka konfirmuar se atletja japoneze e triathlonit Tsudoi Miyazaki, 25 vjeç, ka ndërruar jetë në Francë kur u godit nga një automjet gjatë një stërvitje me biçikletë pranë Orleans.

Miyazaki ishte në një kamp trajnimi individual në një bazë triathlon jashtë shtetit në Francë, pasi ajo konkurroi në Kupën e Botës Pontevedra fundjavën e kaluar. Sipas policisë, Miyazaki ka humbur kontrollin dhe ka rënë në anën tjetër të korsisë duke u përplasur nga një makinë që po kalonte.

World Triathlon dhe Unioni i Japonisë Triathlon i ka ofruar ngushëllimet më të thella familjes, miqve, trajnerëve dhe shokëve të skuadrës znj. Miyazaki. Lidhur me rrethanat e aksidentit, autoritetet vendore po hetojnë dhe punonjësit lokalë dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj tragjedie. JTU ka dërguar menjëherë anëtarë të stafit në Francë për t'iu bashkuar stafit të bazës së trajnimit për t'u kujdesur për situatën.

E.Ç (Dosja.al)

japoni tsudoi miyazaki

Sondazh

Poll