Sport

Eleminimi nga Petrocub sjell zhgënjim, Laçi paralajmëron revolucion në skuadër! (STATUSI)

Laçi dështoi të kualifikohej në sfidën e kthimit përballë Petrocub, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues Conference League.

29 Korrik 2022, 17:06 Nga DOSJA

Eleminimi nga Petrocub sjell zhgënjim, Laçi paralajmëron

KURBIN- Laçi dështoi të kualifikohej në sfidën e kthimit përballë Petrocub, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues Conference League. Kurbinasit dalin të eliminuar nga moldavët me rezultatin 1-4, në raundin e dytë të turneut edhe pse bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh.

Klubi i Laçit ka reaguar përmes një deklarate në rrjetet sociale tregon zhgënjimin e madh nga ndeshja e kthimit me Petrocub, ndërsa shton se do të ketë revolucion në skuadër.

"Humbja e djeshme 1-4 kundër Petrocub, që rrjedhimisht solli edhe eliminimin nga Conference League në turin e dytë eliminator, ka shkaktuar zhgënjim të madh në klubin tonë. Synimi ishte kalimi i turit dhe vazhdimi i një tradite pozitive në garat ndërkombëtare.

Kjo gjë nuk ndodhi dhe nisur nga rezultati dhe loja e zhvilluar, KF Laçi do të marrë gjithë masat që të jetë gati për sezonin e ri futbollistik. Kjo nënkupton një revolucion në ekip, në të mirë të së ardhmes së klubit në çdo aspekt. Rikthehemi më të fortë! Para Laçi".

E.Ç (Dosja.al)

laci petrocub

Sondazh

Poll