Sport

E ardhmja e Rashica-s larg Norwich? Trajneri i klubit anglez vendos përfundimisht për sulmuesin

Milot Rashica do të vazhdojë të jetë pjesë e Norwich City, pavarësisht se skuadra e tij nuk është pjesë e Premier League.

29 Korrik 2022, 16:56 Nga DOSJA
E ardhmja e Rashica-s larg Norwich? Trajneri i klubit anglez vendos
Milot Rashica

ANGLI- Milot Rashica do të vazhdojë të jetë pjesë e Norwich City, pavarësisht se skuadra e tij nuk është pjesë e Premier League. Sezoni i ri i Championship nis këtë fundjavë dhe Rashica duket i motivuar për të bërë mirë me klubin e tij.

Klubi i 'kanarinave' synon që të rikthehet përsëri në elitën e futbollit anglez. Trajneri i Norwich, Dean Smith ka folur në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Cardiff Cityn.

Ai ka thënë se Rashica është plotësisht i përkushtuar te Norwich dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet. “Miloti do të jetë pjesë e skuadrës. Ai duket në formë që nuk e kam parë më parë”. Ka deklaruar trajneri.

E.Ç (Dosja.al)

milot rashica norwich

Sondazh

Poll