Aktualitet

Shpërthimi tek banesa, PD akuza Policisë për fshehje të ngjarjes. Nënkryetari i kamzës drejton gishtin nga Rama

5 Gusht 2019, 14:25 Nga DOSJA
Shpërthimi tek banesa, PD akuza Policisë për fshehje të

TIRANË- Një shpërthim në banesën e nënkryetarit  të Bashkisë Kamzë, është bërë objekt debati mes qeverisë dhe opozitës. Partia Demokratike në një deklaratë të saj, duke denoncuar këtë ngjarje, hidhte akuza kundër Polcisë së Shtetit dhe qeverisë, veçantësiosght Edi Ramës.

PD shkruante se kjo ngjajre është shumë e rëndë dhe Policia duhet të reagojë menjeherë, pasi moszbardhja e ngjarjes mund të sillte konflikt. “Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifikojnë tek Policia e Shtetit bashkëpërgjegjësin kryesor, që në aleancë me krimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre”, shkruante PD.

Ndërkohë nga ana tjetër ka ardhur një deklaratë dhe nga Policia e Shtetit, e cila ka dhënë detaje për ngjarje, por nuk ka saktësuar nëse shpërthimi ka ndodhur në banesën e Demajt. Po ashtu ka ardhur një reagim dhe nga vetë nënkryetari i Bashkisë Kamzë, i cili ka drejtuar gishtin nga Rama duke thënë se konfliktin e vetëm e ka me të.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia kamze partia demokratike policia e tiranes tritol baneses se nenkryetarit te bashkise vendim demaj bashkia kamze partia demokratike policia e tiranes tritol baneses se nenkryetarit te bashkise vendim demaj

Sondazh

Poll