Aktualitet

Shpërndante kokainë me doza të vogla në Durrës, bie në pranga 40-vjeçari

5 Gusht 2019, 12:31 Nga DOSJA
Shpërndante kokainë me doza të vogla në Durrës, bie

DURRËS- Një 40-vjeçar në Durrës ka rënë në prnagat e Policisë, pas një operacioni të koduar “Sukthi”. Sipas një njoftimi nga policia mësohet se shtetasi me inicialet A.H., 40 vjeç, banues në Durrës shpërndatne kokainë me doza të vogla.

Atij gjatë arrestimit iu gjetë një sasi prej 18.5 gramë kokainë dhe më pas nga kontrolli që iu bë banesës së tij i është sekuestruar dhe një peshore elektronike.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë”, shkruan Policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet me sukses një tjetër operacion policor antidrogë i koduar “Sukthi”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta. Vihet në pranga një 40 vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla. Sekuestrohen 18.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sukthi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A.H., 40 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjecari kokaine ne durres operacioni sukthi trafiku i kokaines arrestohet 40 vjecari kokaine ne durres operacioni sukthi trafiku i kokaines

Sondazh

Poll