Aktualitet

Mori peng italianen dhe e përdhunoi për 3 ditë, arrestohet shqiptari në Itali

5 Gusht 2019, 13:59 Nga DOSJA
Mori peng italianen dhe e përdhunoi për 3 ditë, arrestohet

ITALI– Një grua italiane, 28 vjeç, nënë e dy fëmijëve është rrëmbyer me dhunë nga ish-bashkëshorti i saj në Siena.

30 vjeçari, i cili nuk kishte leje qëndrimi, e mbylli të renë për tre ditë në një apartament ku edhe e dhunoi seksualisht dhe fizikisht. Shqiptari është arrestua për rrëmbim, sulm seksual, kërcënime dhe plagosje.

E reja ka shpëtuar pasi shqiptari e kishte çuar në një qendër tregtare në Castel Romano dhe ajo ishte hedhur nga makina. 

Pavarësisht kësaj, shqiptari ndaloi automjetin dhe këmbënguli që ta merrte vajzën sërish në makinë duke e goditur me shpulla dhe grushta. Por ndërhyrja e kalimtarëve bëri që 28-vjeçarja të shpëtonte. 

Kur mbërritën agjentët e stacionit policor Spinaceto, shqiptari tashmë ishte zhdukur. Në prani të policisë, italiania tregoi historinë e një dashurie të sëmurë ku përgjatë nëj viti shqiptari e kishte ngacmuar dhe dhunuar. 

Pas denoncimit gruaja u shtrua në spital dhe iu nënshtrua protokollit për viktimat e abuzimit seksual.

Ndërsa shqiptari u kap nga Policia në kohë rekord falë kamerave të sigurisë në qendrën tregtare të cilat zbuluan makinën dhe targën e tij.

Marrë nga Roma.repubblica 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll