Aktualitet

Tritol banesës, reagon nënkryetari i Bashkisë Kamzë drejton gishtin nga Rama: Në konflikt jam vetëm me ty

5 Gusht 2019, 14:03 Nga DOSJA
Tritol banesës, reagon nënkryetari i Bashkisë Kamzë drejton

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë Kamzë, Vendim Demaj ka reaguar pas ngjajres së rëndë, ku gjatë natës iu vendos tritol në derën e shtëpisë. Demaj në një reagim për Top Channel, tha se nuk ka asnjë konflikt, përveç konfliktit politik me Qeverinë.

Sipas telefonatave të komshinjve, ka qenë ora 23:30 ka ndodhur shpërthimi. Fatmirësisht as unë dhe as komshiu nuk kemi qenë në banesë, por me pushime. Janë thyer të gjitha xhamat e 5 kateve dhe janë shkatërruar dyert. Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite. I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”, është shprehur Demaj. Ai tregoi se do të paraqitet në polici për të vijuar me procedurat, si dhe theksoi sërish se nuk ka asnjë konflikt personal.

Ngjarja është denoncuar sot nga Partia Demokratike. Në një dekalratë Partia Demokratike ka bërë me dije se i është vendosur tritol banesës së Vendim Demajt, nënkryetarit të Bashkisë Kamzë. Pas kësaj  deklarate ka ardhur dhe një reagim nga Policia duke thënë se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e tretë në pallatin në kthesën e Kamzës. Policia në njoftimin e saj nuk ka thënë nëse banesa në të cilën kashpërthyer tritoli është e Demajt apo jo, pasi shton se ishte dhënë më qera tek shtetas P.Gj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne kamze policia tirane tritol baneses se nenkryetarit te bashkise vendim demaj ngjarja ne kamze policia tirane tritol baneses se nenkryetarit te bashkise vendim demaj

Sondazh

Poll