Aktualitet

Zbardhet dinamika e atentatit në Vlorë, autorët “u tradhtuan” nga kamerat e sigurisë (EMRAT)

5 Gusht 2019, 10:22 Nga DOSJA
Zbardhet dinamika e atentatit në Vlorë, autorët “u

VLORË- Detaje të reja janë zbuluar sot në lidhje me atentatin që tronditi qytetin e Vlorës ditën e djeshme. Sipas burimeve nga Policia e Vlorës mësohet se janë katër autorët e atentatit, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Autoret janë identifikuar si Eduart Xhezo, Ariel Kingji dhe dy vëllezërit Çelik e Geno Lena. Autorët janë zbuluar nga kamerat e sigurisë që kishte në lokalin e viktimës, por dhe në lokalet përreth tij.

Po ashtu është mësuar dhe burimi i konfliktit që solli atentatin dhe sipas burimeve shkak është bërë një kal që ka kaluar në pronën e administruar nga viktima.

Pas një sherri verbal, grupi i të rinjve ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës, djalit dhe nipit të tij.

Atentati me një viktimë ka kthyer dhe njëherë frikën në qytetin e Vlorës. Arben Beqiraj, pronari i lokalit ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm pasi kishte marrë 7 plumba. Jashtë rrezikut për jetën janë Nesim Hodaj dhe Egert Beqiraj, nipi dhe djali i tij. Në kërkim nga policia janë 4 persona. Autoret janë Eduart Xhezo, Ariel Kingji dhe dy vëllezërit Çelik e Geno Lena.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ariel kingji atentati ne vlore çelik e geno lena eduart xhezo policia e vlores ariel kingji atentati ne vlore çelik e geno lena eduart xhezo policia e vlores

Sondazh

Poll