Aktualitet

“Tritol banesës së nënkryetarit të Kamzës”, Policia: Ka shpërthyer tritol

5 Gusht 2019, 13:28 Nga DOSJA
“Tritol banesës së nënkryetarit të Kamzës”,

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike ka reaguar duke sqaruar ngjajres. Sipas Policisë, tritoli është vendosur gjatë natës në një banesë në katin e tretë tek kthesa e Kamzës.

Uniformat blu shtojnë se tek dera ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Metarialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Partia Demokratike ka denoncuar sot një ngjarje të ndodhur në Kamzë. Në një dekalratë Partia Demokratike ka bërë me dije se i është vendosur tritol banesës së Vendim Demajt, nënkryetarit të Bashkisë Kamzë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia kamze partia demokratike tritol baneses se nenkryetarit te bashkise vendim demaj bashkia kamze partia demokratike tritol baneses se nenkryetarit te bashkise vendim demaj

Sondazh

Poll