Aktualitet

“Nga ajo godinë vdiqën shokët e mi”/ Rama publikon deklaratën e Bujar Asqeriut: Më në Teatër nuk futem, është sëmu

5 Gusht 2019, 14:22 Nga DOSJA
“Nga ajo godinë vdiqën shokët e mi”/ Rama publikon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë deklaratën e një prej aktorëve të njohur shqiptar lidhur me Teatrin Kombëtar.

Në postimin e tij, Rama shkruan se aktori i famshëm mbështet pa rezervë shembjen e Teatrit të vjetër dhe ndërtimin e të riut.

Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem sepse është sëmundje. Nga ajo godinë ku vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur edhe unë. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua!”-shprehet Bujar Asqeriu. 

Postimi i plotë:

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar asqeriu edi rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar bujar asqeriu edi rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll