Aktualitet

Klan ikën nga Digitalb, Artan Fuga kërkon lekët mbrapsht: Më del një ekran i zi, e pagova si frëngu pulën

5 Gusht 2019, 10:16 Nga DOSJA
Klan ikën nga Digitalb, Artan Fuga kërkon lekët mbrapsht: Më

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka shfaqur indinjatën për platformën Digitalb dhe televizionin Klan, pas heqjes së sinjalit të Klan nga kjo platformë. Në një postim në rrjetet sociale, Fuga thotë se ka paguar për të parë edhe Klan, e për këtë arsye kërkon paratë që ka paguar abonimin mbrapsht. Që prej 1 gushtit,  pas dështimit të negociatave mes pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha dhe pronarit të Tv Klan, Aleksandër Franga, u hoq sinjali i Klan nga platforma Digitalb. Plot një muaj kanë zgjatur këto negociata, të cilat kanë dështuar pasi Frangaj ka kërkuar gati 3 herë më shumë të ardhura vjetore, që Hoxha nuk ka pranuar t’ja japë.

Reagimi i plotë i Artan Fuges:

Nuk më del më tv Klan në paketën e Dixhitalbit!A di gjë njeri?Ju del juve? Më del një ekran i zi! Mundësitë që më shkojnë ndërmend mua :

– Më është prish televizori
– Më është prishur aparati i marrjes së sinjalit dixhital
– Më është prishur telekomanda
– Një dorë e keqe më ka bllokuar në antenë kanalin përkatës, do të filloj të hetoj midis komshive se kush është ngjitur në tarracë ditët e fundit
– Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga ndërmarrja???
– Dixhitalbi ka vendosur t’a bllokojë tv Klan të merret nga unë
– Tv Klan më ka ekzorcizuar, pra më ka përjashtuar si pjesë e audiencës

Në qofshin këto dy të fundit unë dua lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht sepse e doja edhe për tv Klan sepse më pëlqen ta shoh njësoj sikurse shoh edhe tv e tjera! Nuk e mora kartën duke e paguar sa frëngu pulën të shoh ndonjë nga ato tv propagandistike që të sjellin zorrët në grykë kur i ndjek për gallatë nga niveli i lartë i servilizimit, nga paaftësia e paraqitjes së imazheve, nga shqipja shatra patra e banalizuar dhe e minimizuar në maksimum (!!!), dhe nga gazetaria e nivelit zero! Nuk di a di gjë AMA për këtë që pësojmë ne si klientë! Apo varja! Aman më thoni se në qoftë halli im t’a çoj për kthim televizorin tim te Globus, firmë serioze, sepse e kam brenda garancisë!

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga digitalb heq klan artan fuga digitalb heq klan

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2019, 05:26

Evropa ime: Bota pa tё djeshme

Tendenca e minimalizmit ka vite që është në rritje. Shumë njerëz që ndodhen në fillim të moshës së rritur ose pak para daljes në pension, duan të jetojnë duke m...