Aktualitet

“5 mijë euro ose të vrava”, arrestohet gjobëvënësi në Korçë

5 Gusht 2019, 09:35 Nga DOSJA
“5 mijë euro ose të vrava”, arrestohet

KORÇË- Një 37-vjeçar në Korçë është arrestuar sot nga Policia, pasi kishte kanosur se do të vriste një biznesmen nëse nuk i jepte 5 mijë euro.

Sipas Policisë mësohet se i arrestuari është një person shumë i rrezikshëm dhe ka qenë i dënuar më aprë për vrasje me paramendim. Me tej theksohet se nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet një rast në fushën e gjobëvënies. Kanos me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro. Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes. Autori me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro. Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi.

Pak ditë më parë një grup gjobëvënësish u shkatërrua në Tiranë, ku dy persona ranë në pranga. Policia bëri me dije se dy të arrestuarit kishin precedent të mëparshëm penal dhe kishin kanosur një biznesmen me vrasje nëse nuk do u jepte një shumë të madhe parash.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet korcari gjobevenesi ne korce policia korçe arrestohet korcari gjobevenesi ne korce policia korçe

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2019, 05:26

Evropa ime: Bota pa tё djeshme

Tendenca e minimalizmit ka vite që është në rritje. Shumë njerëz që ndodhen në fillim të moshës së rritur ose pak para daljes në pension, duan të jetojnë duke m...