Sport

Gjykata e Tiranës përgënjeshtron disa media për përhapjen e lajmit të rremë në lidhje me Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së

Gjykata e Tiranës, nuk ka rrëzuar asnjë kërkesë. Çështja është ende në gjykim pranë gjyqtaret znj. Anila Karanxha dhe është shtyrë për më 19.09.2022, ora 15:00

29 Korrik 2022, 16:49 Nga DOSJA
Gjykata e Tiranës përgënjeshtron disa media për

TIRANE - Pasi ka qarkulluar nëpër portale dhe media online, lajmi se Gjykata e Tiranës nuk ka njohur dhe nuk ka pranuar të rregjistrojë vendimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së të mbajtur më 15 mars 2022, organi gjyqësor i kryeqytetit ka nxitur të përgënjeshtrojë disa mediat për raportimin e pavërtetë të lajmit të tyre.

“Përshëndetje! Një saktësim ju lutem në lajmin e dhënë mbi FSHF: Gjykata e Tiranës, nuk ka rrëzuar asnjë kërkesë. Çështja është ende në gjykim pranë gjyqtaret znj. Anila Karanxha dhe është shtyrë për më 19.09.2022, ora 15:00, datë në të cilën do të shpallet edhe vendimi gjyqësor,”- thuhet në reagimin e Gjykatës së Tiranës.

Sondazh

Poll