Aktualitet

Ra nga një lartësi prej 20 metrash, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Kroaci 

Ndërkohë që zyrtarisht ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe se hetimet janë duke vazhduar.

29 Korrik 2022, 15:27 Nga I.A
Ra nga një lartësi prej 20 metrash, humb jetën 21-vjeçari
Foto Ilustruese

KROACI- Një punëtor 21-vjeçar shqiptar në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një lartësi prej rreth 20 metrash. Index.hr shkruan se aksidenti është raportuar në polici pak para orës 07:30 të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë që zyrtarisht ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Por sipas informacioneve jozyrtare, shqiptari 21-vjeçar, punonjës i një kompanie të Zagrebit, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

humb jeten shqiptari ne kroaci

Sondazh

Poll