Aktualitet

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare në Kakavijë,vihet nën hetim 21-vjeçari

Për të shmangur kontrollin i riu ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i vendosur brenda pashaportes një kartmonedhë me vlerë 20 euro me qëllim që të kalonte territorin shqiptar pa probleme. 

29 Korrik 2022, 15:14 Nga e.k
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare në
Pamje nga aksioni i Policisë

GJIROKASTËR- Një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T banues në Tiranë është ndaluar nga Policia Kufitare e Gjirokastrës pasi tentoi të kalonte kufirin dhe pse ishte shpallur i padëshirueshën nga pala greke. Për të shmangur kontrollin i riu ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i vendosur brenda pashaportes një kartmonedhë me vlerë 20 euro me qëllim që të kalonte territorin shqiptar pa probleme. 

21-vjeçari tashmë do të përballet me akuzën e korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike ndërkohë që kmaterialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kryerjes së procedurave për verifikim në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte kthyer INAD (person i padëshiruar) nga pala greke, në datën 17.07.2022. Për të shmangur kontrollin e dokumentacionit, shtetasi A. T. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke vendosur në brendësi të pasaportës një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim daljen nga kufiri i RSH-së. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 21-vjecarin A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

gjirokaster policia e gjirokastres

Sondazh

Poll