Aktualitet

U përpoqën të kalonin makina të vjedhura në Angli dhe Francë, arrestohen 3 persona në Portin e Durrësit

Ndalimi i tij u bë për shkak se mjetet dyshohet se janë të vjedhura në shtetit italian.

29 Korrik 2022, 11:42 Nga A.B
U përpoqën të kalonin makina të vjedhura në Angli dhe
Porti i Durresit

DURRËS- Disa automjete të dyshuara janë bllokuar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Policia ka bërë arrestimin e 53-vjeçarit me inicialet XH.R, i cili banon në Zvicër. Ndalimi i tij u bë për shkak se mjetet dyshohet se janë të vjedhura në shtetit italian. Po ashtu, janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë vjedhur mjete në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë.

NJOFTIMI I POLICISË:

U konstatuan me automjete të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Bllokohen 3 automjetet e dyshuara të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të zbatimit të masave të shtuara në kuadër të sezonit turistik, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 53 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” , pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, me një automjet i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian. Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u referuan materialet në Prokurori, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit:

-F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç, banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, me automjetet përkatëse të cilët rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në vijim të veprimeve, u blokuan të tre automjetet, si dhe u referuan materialet në prokurori, për procedura të mëtejshme.

arrestim ne portin e durresit

Sondazh

Poll