Aktualitet

Zjarret në vend, Emergjencat Civile: Në 24 orët e fundit 15 vatra zjarri, 13 u shuan

Në 24 orët e fundit janë shuar 13 vatra zjarri.

29 Korrik 2022, 11:37 Nga A.B
Zjarret në vend, Emergjencat Civile: Në 24 orët e fundit 15 vatra
Zjarre

TIRANË- Në territorin e Shqipëisë janë aktive 15 vatra zjarri. Kështu bën të ditur Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile. Në 24 orët e fundit janë shuar 13 vatra zjarri.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 15 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë i vatrave në:

• Fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar.
• Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.
• Fshatin Shetël, bashkia Shijak.
• Fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnje.
• Fshatin Lalaj, bashkia Fier.
• Fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë.
• Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë.
• Fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz.
• Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës.
• Fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër.
• Fshatin Qarr, bashkia Has.
• Lagjen Nr.3, bashkia Kavajë.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 368 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter. Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Shetël, bashkia Shijak.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
• Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll