Aktualitet

VIDEO/ FMTK: Profesori amerikan Hodges e ka trajtuar Shqipërinë si vend të pazhvilluar

 Hodges e trajton Shqipërinë si një vend të pazhvilluar ku bashkëpunotorët e tij në projektin e Butrintit në periudhen 1999-2005 mezi arrinin të flisnin gjuhë të huaja. 

29 Korrik 2022, 11:11 Nga I.A

VIDEO/ FMTK: Profesori amerikan Hodges e ka trajtuar Shqipërinë si

TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë Kulturore ka publikuar një leksion të profesorit amerikan Richard Hodges ne Universitetin e Pensilvanise me 23 Janar 2009 në lidhje me Shqipërinë. Me anë të një postimi në Facebook, shkruhet se Hodges e trajton Shqipërinë si një vend të pazhvilluar ku bashkëpunotorët e tij në projektin e Butrintit në periudhen 1999-2005 mezi arrinin të flisnin gjuhë të huaja. 

Postimi i Plotë:

HODGES TRAJTON SHQIPERINE SI KOLONI E PAZHVILLUAR
Leksion i prof. Richard Hodges ne Universitetin e Pensilvanise me 23 Janar 2009.
Mund te degjoni se si prof. Hodges iu tregon auditorit amerikan se bashkepunetoret e tij shqiptare nuk flisnin asnje gjuhe te huaj dhe ai ishte i detyruar te ndihmonte keta zyrtare te shtetit te komunikonim me institucione te rendesishme nderkombetare si UNESCO, Banka Boterore, ICOMOS, IMF etj.
Me poshte po japim listen e bashkepunetoreve te prof. Hodges ne ministrise e Kultures dhe institucione te tjera te rendesishme gjate periudhes se angazhimit te tij ne projektin e Butrintit ne periudhen 1999 -2005:
1. Edi Rama, minister i Kultures - 3 gjuhe te huaja
2. Ben Blushi, minister i Arsimit -3 gjuhe te huaja
3. Dritan Shano, keshilltar ekonomik prane kryeministrit - 3 gjuhe te huaja
4. Prof. Neritan Ceka - 6 gjuhe te huaja
5. Prof. Vaso Tole- 2 gjuhe te huaja
6. Arta Dade Ministre e Kultures- 3 gjuhe te huaja
7. Artan Shkreli - 2 gjuhe te huaja
8. Auron Tare - 3 gjuhe te huaja
9. Virgjil Muci - 3 gjuhe te huaja
10. Prof. Gjerak Karaiskaj - 2 gjuhe te huaja
11 Arkt. Guri Pani - 2 gjuhe te huaja
12. Prof. Muzafer Korkuti- Drejtori i Institutit te Arkeologjise shqip/rusisht
13. Prof. Luan Perzhita - Drejtor i Departamentit te Albanologjise - shqip

forumi për mbrojtjen e trashgimisë kulturore richard hodges

Sondazh

Poll