Aktualitet

23 pasuri të sekuestruara, zbardhet vendimi i GJKKO: Anton Gjinaj, subjekt i ligjit ‘Antimafia’

Gjykata ka dalë më përfundimin se ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundraligjshme e se janë objekt i ligjit Antimafia.

29 Korrik 2022, 10:58 Nga A.B
23 pasuri të sekuestruara, zbardhet vendimi i GJKKO: Anton Gjinaj, subjekt
Anton Gjinaj

TIRANË- Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme për sekuestron e 23 pasurive të biznesmenit Anton Gjinaj. Për 23 pasuritë e sekuestruara gjykata ka dalë më përfundimin se ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundraligjshme e se janë objekt i ligjit Antimafia.

VENDIMI: Personat që i posedojnë këto prona, të ardhurat e përfituara në mënyrë të ligjshme I kanë më të vogla nga vlera e pronave që disponojnë. Ka arsye për të besuar këto prona mund te tjetërsohen tek persona të tjerë me qëllim që ato mos te konfiskohen. 23 pasuritë e sekuestruara i kalojnë agjensisë së administrimit të aseteve të sekuestruara. Trafikimi i drogës në vitin 2006, ku ka qenë i përfshirë Anton Gjinaj, me vlerë rreth 2 milion eurosh.

Ditën e djeshme, SPAK sekuestroi 23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë. Anton Gjinaj është i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia spanjolle, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, ndërsa ishte në kërkim nga Spanja. Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë.

anton gjinaj

Sondazh

Poll