Aktualitet

Vdekja e polakut/ Dy politikanët opozitarë në Poloni: Pse nuk kishte asnjë përfaqësues në djegien e tij?

Dy deputetët në një konferencë për shtyp këtë javë, vunë në dukje rrethanat e dyshimta të djegies të tij në Poloni

29 Korrik 2022, 10:40 Nga A.B
Vdekja e polakut/ Dy politikanët opozitarë në Poloni: Pse nuk
Andrzej Izdebsk

TIRANË- Vdekja e polakut Andrzej Izdebsk në Shqipëri nuk po kalon pa jehonë në Poloni. Një artikull i 'Balkaninsights', i referohet ngjarjeve më të fundit në Çeki dhe Poloni, e në mesin e tyre përmendet edhe vdekja e tregtarit të armëve. 

'Po bëhen pyetje për vdekjen e papritur në Shqipëri dhe vrasjen e fshehtë të një tregtari polak armësh dhe mashtruesi të dyshuar.'-niset artikulli, në të cilën përmendet Shqipëria. 

Kanë qënë dy politikanë opozitarë nga Platforma Qytetare, Dariusz Jonski dhe Michal Szczerba, ata të cilët kanë ngritur pyetje në lidhje me vdekjen e Andrzej Izdebsk, të cilin autoritetet polake e kishin gjobitur për një marrëveshje të dështuar për dërgimin e respiratorëve në spitalet polake gjatë pandemisë COVID-19.

'Balkaninsights' shkruan se dy deputetët në një konferencë për shtyp këtë javë, vunë në dukje rrethanat e dyshimta të djegies të tij në Poloni në fillim të korrikut. Sipas tyre, as përfaqësuesit e autoriteteve polake dhe as familja e burrit nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e djegies dhe as nuk ishin ata, i pranishëm në Shqipëri në periudhën kur kufoma mund të ishte identifikuar.

andrzej izdebsk

Sondazh

Poll