Sport

"Nuk e di çfarë ndodhi"! Shpëtim Duro pa fjalë pas eleminimit, fajtorin e gjen te sulmuesi: Nuk duhet të ishte...

Trajneri i Laçit Shpëtim Duro u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 1-4 ndaj Petrocub, disfatë që solli edhe eliminimin e kurbinasve në Conference League.

28 Korrik 2022, 22:35 Nga DOSJA

"Nuk e di çfarë ndodhi"! Shpëtim Duro pa fjalë

ELBASAN- Trajneri i Laçit Shpëtim Duro u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 1-4 ndaj Petrocub, disfatë që solli edhe eliminimin e kurbinasve në Conference League.Tekniku tha se nuk ka shpjegim për 30 minutat e fundit të ndeshjes, teksa evidentoi mesfushën si “thembrën e Akilit” të kurbinasve.

NDESHJA- Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje, Në pjesën e parë ishim në avantazh dhe pjesën e dytë e nisëm mirë. Patëm raste për të bërë edhe golin e dytë, por pas golit të barazimit, u shpërfytyruam totalisht. Ishim të dërrmuar psikologjikisht dhe ishte një humbje e turpshme, por nuk di si t’i shpjegoj 30 minutat e fundit.

SULMI- Komplimente për Mazrekajn, që edhe sot ishte protagonist. Edhe në disavantazh ishte i vetmi që luante futboll. Adeleke mund të mos tregohej aq egoist, pasi duhej të mbyllnim ndeshjen, por edhe këto episode ndikojnë ne fatin e një takimi.

MESFUSHA- Ajo ishte një treshe shumë e konsoliduar dhe sot u detyrova të luaj me Zarubicën në pjesën e dytë, pasi mungonte edhe Spahiu për shkak kartoni. Babatunde e justifikoi pjesën e parë, por vuajti në të dytën. Është mesfushë e improvizuar dhe besoj që aty është pika jonë më e dobët.

E.Ç (Dosja.al)

laci duro

Sondazh

Poll