Sport

Tjetër dështim i klubeve shqiptare në Europë, të fikur e me sytë nga Mazrekaj, Laçi përmbyset nga moldavët e Petrocub

Pas paraqitjes dinjitoze në Moldavi u mendua se takimi i dytë në Elbasan ndaj Petrocub do të kalohej thjesht nga Laçi por nuk rezultoi kështu.

28 Korrik 2022, 21:53 Nga DOSJA

Tjetër dështim i klubeve shqiptare në Europë, të fikur

ELBASAN- Pas paraqitjes dinjitoze në Moldavi u mendua se takimi i dytë në Elbasan ndaj Petrocub do të kalohej thjesht nga Laçi por nuk rezultoi kështu. Skuadra kurbinase është mundur me përmbysje me shifrat 1-4, në një ndeshje me ritëm e raste.

Pjesa e parë ishte me e mirë për Laçin që krijoi disa mundësi për të shënuar. Goli do të shënohej në minutën e 38' Mazrekaj merr një top të bukur brenda zonës dhe lëshon një gjuajtje të fantastike me të djathtën, duke e lënë portierin të palëvizur dhe duke gjetur avantazhin për kurbinasit.

Skuadra kurbinase e mbylli këtë fraksion me moral me të lartë, por ekipi moldav shfaqi më tepër dëshirë në fraksionin e dytë. Goli i Cotogoi në minutën e 55' u mendua si rastësi por nuk rezultoi kështu. Miqtë do të shënonin edhe dy herë të tjera me kapitenin Ambros në minutat 75' dhe 76. Cojocaru M do të shënonte golin e katërt dhe të fundit të takimit. Një disfatë e rëndë për ekipin kurbinas por edhe imazhin e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës që edhe një herë nuk treguan asgjë.

E.Ç (Dosja.al)

laci petrocub

Sondazh

Poll