Aktualitet

Matura 2022/ Hapen aplikimet për në Universitet, afati deri më datë 3 gusht

Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifa dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale

29 Korrik 2022, 10:40 Nga A.B
Matura 2022/ Hapen aplikimet për në Universitet, afati deri më
Evis Kushi

TIRANË- Janë hapur aplikimet për rregjistrimet në Universitet. Të gjithë maturantët mund të rregjistrohen nga dita e sotme deri në 3 gusht, për të aplikuar në degën e preferuar. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila thotë se ky është një moment shumë vendimtar për të gjithë maturantët që duan të ndjekin studimet e larta. 

Ministrja, njofton se studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifa dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së numër 386. Po ashtu, Kushi nënvizon se pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar me Kosovën, të rinjtë shqiptarë mund të aplikojnë në Kosovë për të ndjekur studimet e larta. 

NJOFTIMI I EVIS KUSHIT:

Ja ku erdhi momenti që ju të merrni vendimin final për programin ku do të vijoni studimet e larta. Duke filluar nga sot e deri në datën 3 gusht, portali U-Albania do të jetë i hapur për ju që të bëni aplikimet. Ju sugjeroj që të mbështeteni në prirjet dhe pasionet tuaja, por gjithashtu të konsultoheni edhe një herë me mësuesit dhe prindërit, në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur dhe të rrisni më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ju. Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe shërbimeve.

Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti https://bit.ly/3O7srrS.

Gjithashtu, nisur nga marrëveshja e fundit që kemi nënshkruar me Kosovën, dëshiroj të ftoj edhe të rinjtë dhe të rejat nga Kosova që të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri. Ju uroj të gjithëve shumë suksese!

matura shteterore 2022 evis kushi

Sondazh

Poll