Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPA vendos shkarkimin e prokurorit të Tiranës Xhelili

KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Xhelilin, pasi ky i fundit nuk justifikonte dot pasurinë që kishte vendosur.

29 Korrik 2022, 10:36 Nga I.A
Probleme me pasurinë, KPA vendos shkarkimin e prokurorit të
KPA

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e Prokurorit të Tiranës Adnand Xhelili. KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Xhelilin, pasi ky i fundit nuk justifikonte dot pasurinë që kishte vendosur.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh financiare dhe mospërputhje të tjera për blerjen e një apartamenti në Tiranë nga Enti i Banesave si dhe ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Borsh.

adnand xhelili

Sondazh

Poll