Aktualitet

Pengmarrje në Elbasan, autori ndiqet penalisht, Policia: Mbajti pa dëshirë në mjet një grua

33-vjeçari me inicialet A.G, dyshohet se ka mbajtur në mjetin e tij një grua, pa dëshirën e kësaj të fundit. 

29 Korrik 2022, 10:27 Nga A.B
Pengmarrje në Elbasan, autori ndiqet penalisht, Policia: Mbajti pa
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 33-vjeçar ka mbajtur peng një grua në Elbasan. Sipas forcave blu, ndaj autorit Prokuroria ka nisur procedim penal në gjendje të lirë. 33-vjeçari me inicialet A.G, dyshohet se ka mbajtur në mjetin e tij një grua, pa dëshirën e kësaj të fundit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin A. G., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka mbajtur në mjetin e tij, një shtetase, pa dëshirën e saj. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

pengmarrje ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll