Aktualitet

Aksident në Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç

Mësohet se një 39-vjeçar duke drejtuar makinën ka përplasur të miturin.

29 Korrik 2022, 10:17 Nga I.A
Aksident në Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç
Foto ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur në Fier, ku ka mbetur i lënduar një fëmijë 4-vjeçar. Mësohet se një 39-vjeçar duke drejtuar makinën ka përplasur të miturin. Ndërkohë që pas aksidentit fëmija është dërguar në sputal për të marrë ndihmë mjekësore.  

Njoftimi i Policisë:

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, në fshatin Vlosh, ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

aksident ne fier

Sondazh

Poll