Art&Argëtim

Incidenti në koncertin e saj, Dua Lipa: Jam e tronditur, më vjen keq për këdo që u frikësua

Dua tregon se është e tronditur nga ajo që ndodhi e se i vjen keq për të gjithë personat që u frikësuan.

29 Korrik 2022, 11:22 Nga A.B
Incidenti në koncertin e saj, Dua Lipa: Jam e tronditur, më vjen keq
Dua Lipa

SHBA- Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka reaguar pas incidentit të frikshëm gjatë koncertit të saj të fundit. Përmes një reagimi të bërë në 'instastory', Dua tregon se është e tronditur nga ajo që ndodhi e se i vjen keq për të gjithë personat që u frikësuan.

“Mbrëmë, fishekzjarre të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë performancës time në Toronto. Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga ngjarja sa ju të gjithë. Sjellja në jetë e këtij spektakli për fansat e mi ka qenë një përvojë kaq e mahnitshme, dhe më vjen shumë keq për këdo që tani ndjehet i frikësuar, i pasigurt”, ka përfunduar Dua Lipa.

Incidenti në koncertin e saj, Dua Lipa: Jam e tronditur, më vjen keq

Gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” në Scotiabank Arena të Torontos, publiku u tremb kur u ndezën fishekzjarre brenda ambientit të brendshëm.

dua lipa

Sondazh

Poll