Art&Argëtim

Angelina Jolie s'kursehet për veshjet, shfaqet me pizhama dhe shapka me çmim marramendës

Angelina Jolie është shfaqur në aeroportin e Londrës e veshur me pizhama kafe të firmës Valentino të cilat kushtojnë 1,587 euro dhe shapka 540 paund.

29 Korrik 2022, 08:07 Nga s.s
Angelina Jolie s'kursehet për veshjet, shfaqet me pizhama dhe shapka
Angelina Jolie

BRITANI- Angelina Jolie ëhtë një ndër aktoret më të famshme në të gjithë botën. Aktorja është shfaqur në aeroportin e Londrës, Heathrow e veshur me pizhama kafe të firmës Valentino të cilat kushtojnë 1,587 euro, syze dhe shapka kafe të firmës Valentino të cilat kushtojnë 540 paund. Gjithashtu veshjen e saj ajo e kishte kombinuar edhe me aksesorë prej floriri.

Angelina Jolie s'kursehet për veshjet, shfaqet me pizhama dhe shapka
Angelina Jolie në aeroportin Heathrow, Londër

Së bashku me të ka qenë edhe djali i saj 18-vjeçar, Pax të cilët po përgatiteshin të hipnin në fluturimin e tyre. Ai shihej i veshur me një këmishë Dior dhe xhinse. Kujtojmë se Brad Pitt ka filluar sërish takimet romantike gjashtë vite pasi u nda nga Angelina Jolie. Një burim për revistën “People” tha se aktori 58-vjeçar është takuar me një grua të re, por nuk është në një lidhje “serioze”.

Angelina Jolie s'kursehet për veshjet, shfaqet me pizhama dhe shapka

angelina jolie

Sondazh

Poll