Art&Argëtim

Camille Vasquez shpjegon pse Depp e zgjodhi atë si avokaten e tij për padinë e Amber Heard

Avokatja e famshme Camille Vasquez shprehu mirënjohjen e saj për Johnny Depp. Ajo tha se është shu

28 Korrik 2022, 21:52 Nga s.s
Camille Vasquez shpjegon pse Depp e zgjodhi atë si avokaten e tij për
Camille Vasquez and Johnny Depp

SHBA- Avokatja e famshme Camille Vasquez shprehu mirënjohjen e saj për Johnny Depp për mundësinë për ta mbrojtur atë në gjykatë kundër Amber Heard, ish-gruas së tij.

Vasquez u pyet nga prezantuesja e "CBS Mornings", Gayle King, se pse ajo mendon se aktori i "Pirates of the Caribbean", Johnny Depp e zgjodhi atë posaçërisht për të marrë pjesë në rastin e raportuar gjerësisht të shpifjes.

E sigurtë në vetvete, Camille u shpreh se kësaj çështje i duhej patjetër një këndvështrim gruaje dhe zgjedhja e saj vinte pas një pune të madhe dhe pak fat sigurisht.

“Ishte e rëndësishme të kishim një grua në ekip. Ky rast kërkon perspektivë gruaje, dhe unë isha personi me fat që u zgjodha për të bërë këtë punë", tha Camille.

Ajo gjithashtu shtoi: “Mendoj se ishte një kombinim i punës me pak fat. Sigurisht, ishte një sasi e madhe orëve të punës, por është gjithashtu pak fat, dhe nuk është një punë që e kam marrë lehtë. bëhej fjalë për emrin e tij, jetën e tij. Ishte e rëndësishme". Intervista u zhvillua një javë pasi Heard paraqiti një mocion apeli kundër vendimit të jurisë, i cili favorizoi Depp muajin e kaluar.

 

johnny depp johnny deep dhunon amber heard amber heard camille vasquez

Sondazh

Poll