Art&Argëtim

I detyrohet Johnny Depp 10 milionë dollarë, Amber Heard deklaron falimentimin: Në pamundësi për të pahuar aktorin

Amber Heard i ka befasuar të gjithë duke deklaruar se nuk ka mundësi financiare pë të paguar dënimin gjyqësor të Johnny Depp.

28 Korrik 2022, 22:14 Nga s.s
I detyrohet Johnny Depp 10 milionë dollarë, Amber Heard deklaron
Amber Heard dhe Johnny Depp

SHBA- Pas përfundimit të gjyqit të famshëm, juria vendosi që Amber Heard duhej t’i paguante 10 milionë dollarë dëmshpërblim Johnny Depp. Depp gjithashtu do të duhet të paguajë 2 milionë dollarë.

Së fundmi, aktorja i ka befasuar të gjithë duke deklaruar falimentimin pasi e gjeti veten të paaftë për të paguar dënimin gjyqësor të aktorit të Pirates of the Caribbean. Mediat sociale u vërshuan me regjistrime, komente, madje edhe transmetime të drejtpërdrejta të dëshmisë së dhënë nga të dy aktorët gjatë gjithë rrjedhës disajavore të proçesit.

Ekipi ligjor i aktores informoi gjyqtarin se ajo nuk do të kishte para të mjaftueshme për të shlyer detyrimin sapo të merrej vendimi i gjyqtarit. Heard që atëherë është përfshirë në një betejë gjyqësore për të gjetur alternativa për pagimin e 10 milionë dollarëve. Ajo thuhet se ka apeluar vendimin e jurisë në mënyrë që t'i reduktohet shuma, raporton guardian.ng.

Sipas një deklarate nga përfaqësuesi i Amber Heard, tha: “Ne besojmë se gjykata bëri gabime që penguan një vendim të drejtë dhe në përputhje me Amendamentin e Parë. Prandaj, ne po apelojmë vendimin”. Amber Heard deklaroi falimentimin më 20 korrik dhe apeloi në Commonwealth të Virxhinias më 21 korrik. Për shkak të mungesës së burimeve, gruaja 35-vjeçare do të kërkonte që vendimi të shpallej i pavlefshëm. Në përgjigje, ekipi i Johnny Depps tha: “Vendimi flet vetë dhe zoti Depp beson se kjo është një kohë që të dyja palët të vazhdojnë jetën e tyre dhe të ngrihen përsëri në këmbë. Por nëse zonja Heard është e vendosur të vazhdojë çështjen gjyqësore duke apeluar vendimin, zoti Depp do të paraqesë një apel të njëkohshëm për të siguruar që Gjykata e Apelit të marrë parasysh të dhënat e plota dhe të gjitha çështjet ligjore përkatëse".

johnny deep dhunon amber heard amber heard perballja amber-johny johnny depp

Sondazh

Poll