Art&Argëtim

Emily Ratajkowski konfirmon tradhtinë nga ish-partneri, shpërthejnë fansat: Kjo k**** e vogël

Modelja Emily Ratajkowski ka konfirmuar se është tradhëtuar nga bashkëshorti i saj.

29 Korrik 2022, 08:43 Nga s.s
Emily Ratajkowski konfirmon tradhtinë nga ish-partneri,
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-mcclard

SHBA- Emily Ratajkowski është një ndër modelet më të famshme në botë, e cila vetëm para disa muajsh solli në jetë fëmijën e saj të parë. Nëpër mediat sociale, por kryesisht Tëitter po përflitet për ndarjen me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-Mçlard.

Modelja akoma nuk ka folur për këtë temë, por së fundmi ajo ka pëlqyer disa pastime në Tëitter ku flitet jo vetëm për fundin e martesës së saj, por edhe për tradhtinë e pretenduar të producentit. Disa komente ishin: “Nuk mund të besoj se ajo k*rvë e vogël mashtroi EmRata”, ka shkruar dikush në Twitter që mori një “like” nga Ratajkowski. “Vajza, si do e festojmë divorcin e Emratës”; “EmRata më në fund e çliruar nga ai njeri, kjo dëshmon se Zoti ekziston”, ka shkruar një fans tjetër.

Dyshja ndezën fillimisht thashethemet e ndarjes kur Ratajkoëski doli në publik pa unazën e martesës, por producenti i “Uncut Gems” u fotografua me unazën e tij në dorë.

“Ai mashtroi. Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen”, tha një burim për bashkëshortin e Ratajkoëski-t prej katër vitesh për revistën “Page Six”.

Ratajkowski, 31 vjeç dhe Bear-Mçlard, 41 vjeç, u martuan në shkurt 2018 pas vetëm disa javësh lidhje. Në korrik të vitit 2018 ajo zbuloi unazën e saj të fejesës, një stil unik me dy gurë. Në fillim të këtij muaji, modelja ndezi thashethemet rreth ndarjes duke u fotografuar pa unazën e saj të martesës, megjithëse Mclard është parë së fundmi duke e mbajtur në dorë të tijën.

emily ratajkowski

Sondazh

Poll