Art&Argëtim

Fansja i prek gishtat e këmbëve teksa këndonte, Kida bën reagimin e papritur: Çfarë ke, a mund ta di... (VIDEO)

Së fundmi, Kida është përballur me një situatë të sikletshme në koncertin e saj. Një fanse i ka prekur gishtat e këmbës këngëtares teksa performonte në skenë.

28 Korrik 2022, 21:26 Nga s.s
Fansja i prek gishtat e këmbëve teksa këndonte, Kida bën
Kida

TIRANË- Ndodh shpesh herë që artistat e estradës shqiptare të përballen me momente të “sikletshme” apo “funny” gjatë koncerteve të tyre. Së fundmi, në një prej këtyre situatave ishte edhe këngëtarja Kida në koncertin e saj të fundit.

Gjatë perfomancës së saj, këngëtarja vuri re se një fanse po i prekte gishtat e këmbëve dhe nga ky veprim ajo ka reaguar menjëherë.

“Çfarë ke me gishtat e mi, a mund ta di pse po mi prek gishtat?”, e pyeti këngëtarja fansen duke e marrë situatën më të qeshur, e cila vazhdoi performancën.



Kujtojmë se para disa kohësh, për herë të parë, Kida u përfol për një lidhje dashurie me një moshatar të saj që jeton në Dubai. Edhe pse vizitat e saj janë të shpeshta në atë shtet, ajo nuk ka konfirmuar akoma asgjë rreth këtyre lajmeve.

kida koncert

Sondazh

Poll