Art&Argëtim

“Jam e mpirë, nuk e di se si sytë e mi janë akoma të hapur”, Çfarë i ka ndodhur Dafina Zeqirit? (FOTO)

Dafina Zeqiri ka postuar një video e cila shihet shumë e lodhur për shkak të pagjumnësisë. Shkaku i kësaj janë xhirimet e klipit të ri dhe koncerteve.

28 Korrik 2022, 21:14 Nga s.s
“Jam e mpirë, nuk e di se si sytë e mi janë akoma të
Dafina Zeqiri

TIRANË- Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të famshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit një foto të gjendjes së saj momentale. Ajo ka treguar se gjatë dy ditëve të fundit ka bërë vetëm dy orë gjumë, dhe kjo për shkak të xhirimeve të klipit të ri dhe koncerteve të shumta që ajo po mban.

“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si sytë e mi janë akoma të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar Dafina.

“Jam e mpirë, nuk e di se si sytë e mi janë akoma të
Postimi i Dafina Zeqirit

 

dafina zeqiri

Sondazh

Poll