Sport

Tatuazhisti i Mourinhos tifoz i Interit, zbulon emocionin me portugezin: Nuk dija çfarë...

Futbolli dhe tatuazhet janë sot një kombinim praktikisht i pandashëm: në fakt ka shumë kampionë futbolli që vendosin të përjetësojnë emocione apo momente të paharrueshme me bojë në lëkurë.

28 Korrik 2022, 20:32 Nga DOSJA

Tatuazhisti i Mourinhos tifoz i Interit, zbulon emocionin me portugezin: Nuk

ITALI- Futbolli dhe tatuazhet janë sot një kombinim praktikisht i pandashëm: në fakt ka shumë kampionë futbolli që vendosin të përjetësojnë emocione apo momente të paharrueshme me bojë në lëkurë. Alberto Marzari si një tifoz i Interit është artisti që 'pikturoi' krahun e Mourinhos, në të cilin u portretizuan tre kupat europiane që portugezi fitoi.

“Në momentin kur e ka takuar për herë të parë as që dija çfarë t'i thoja, sepse besoj se ajo që ka bërë për Interin nuk mund të shprehet me fjalë. Për më tepër, çfarëdo që të thotë Mou të jep një efekt pozitiv. Nuk mund të mos e falënderoja për atë që bëri me Interin”.

Marzari mburret në 'palmarés' e tij edhe me klientët si Nicolò Barella, Lucas Torreira, Matteo Politano dhe Daniele De Rossi, me të cilët ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Megjithatë tatuazhi i Mourinhos ishte vula e një viti krejtësisht të veçantë, ashtu si trajneri portugez.

E.Ç (Dosja.al)

mourinho

Sondazh

Poll