Sport

E PABESUESHME! Portieri madrilen Pepe Reina, në skenën e 'Idol Kids' për të mbështetur vajzën e tij Grecia…

Portieri shoqëroi vajzën e tij në programin e Telecinco, ku e reja mahniti jurinë duke performuar 'One Kiss' të Dua Lipas dhe Calvin Harris.

28 Korrik 2022, 15:48 Nga DOSJA

E PABESUESHME! Portieri madrilen Pepe Reina, në skenën e 'Idol

SPANJE - Pepe Reina ka jetuar këtë të mërkurë një nga netët e tij më emocionuese. Portieri madrilen u bë një nga protagonistët e papritur të kohës kryesore të Telecinco, kur u shfaq në programin 'Idol Kids' për të shoqëruar vajzën e tij, Grecia, për herë të parë në skenë. Vajza 14-vjeçare performoi këngën 'One Kiss' të Dua Lipas dhe Calvin Harris, me të cilën pushtoi jurinë e përbërë nga Camela dhe Ana Mena. Futbollisti nuk mund të mos emocionohej.

“Jo, në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk e kisha imagjinuar të isha në 'Idol Kids'.  Shpresoj që nervat të mos më prekin dhe të jetoj në momentin, jam shumë e emocionuar”,- tha vajza e futbollistit pak minuta para paraqitjes së saj. 

“Ëndrra ime është të jem këngëtare dhe falë babait e di që ëndrrat bëhen realitet”,- ka shpjeguar Grecia para juries, pa zbuluar identitetin e të atit. Pas inskenimit të tij, Jesús Vázquez ishte përgjegjës për të njoftuar se e reja, është vajza e Pepe Reina.

Portieri doli në skenë shumë i nervozuar. “Duhej të shihje kampionin e botës, sa nervoz ishte me vajzën e tij duke kënduar. Ai nuk donte të ishte këtu që të ndikonte në opinionin tuaj dhe të publikut ”,- ka shpjeguar prezantuesja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Idol Kids (@idolkidsesp)

“Është krenaria e një babai, jam i prekur. Ne do të jemi këtu për të kuptuar se çfarë dëshirojnë fëmijët në jetën e tyre dhe nëse vendosni t'i përkushtoheni asaj, atëherë ne do t'ju mbështesim në gjithçka që mundemi. Unë dua që dritat e vëmendjes të jenë vetëm për të”,- tha Pepe Reina. “Ne jemi super nervozë dhe vazhdojmë të jemi. Kjo është shfaqja e parë e shumë prej tyre”,- shtoi portieri para se të merrte vesh vendimin e jurisë. Më në fund, Grecia Reina, mori tre butonat jeshilë nga Ángeles Muñoz, Dioni Martín dhe Ana Mena, që i japin asaj akses në fazën tjetër të konkursit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll