Sport

Hajdutët gati për të grabitur familjen e yllit të ‘Luaneshave’ gjatë ndeshjes, rastësia bëri që planet e tyre të dështonin…

Georgia është produkt i akademisë së Blackburn Rovers, ku la shenjë si një mesfushore këmbëngulës dhe golashënuese. Pas një përvoje te Manchester City, pak para Euros ajo nënshkroi një marrëveshje trevjeçare për gjermanët e Bayern Munich.

28 Korrik 2022, 19:08 Nga DOSJA

Hajdutët gati për të grabitur familjen e yllit të

ANGLI - Banda e grabitësve mbërriti në shtëpi, duke menduar se ajo do të ishte bosh dhe se të gjithë të afërmit e Georgia Stanway, do të ishin në ndeshje kundër Suedisë duke brohoritur për të. Por planet e hajdutëve nuk u realizuan dhe ata u larguan duarbosh, pasi vetëm rastësia bëri që shtëpia e futbollistes së kombëtares së Anglisë të shpëtonte nga grabitja.

Paul, 56 vjeç, babai i Ace Georgia-s, pas mësimit të ngjarjes, tha: “Ditë e hidhur. Ndërsa përgatiteshim për të ndjekur gjysmëfinalen e Euros, u shkatërruam kur mësuam se shtëpia jonë ishte në shënjestër të hajdutëve, që prisnin që ne të ishim larg. Fatmirësisht ata u penguan nga një anëtar i familjes, i cili nuk ishte në gjendje të udhëtonte dhe mbeti në shtëpi”.

Hajdutët gati për të grabitur familjen e yllit të

Paul u kërkoi gjithashtu njerëzve të tjerë në Barrow, Cumbria, të ishin vigjilentë dhe të ndihmonin në identifikimin e hajdutëve të mundshëm. Babai i katër fëmijëve tha: “Vetëm një paralajmërim i vogël për njerëzit. Jini të kujdesshëm duke mos postuar lëvizjet tuaja, pasi ka padyshim të poshtër në Barrow. Mbyllni dyert tuaja, mbani një sy në pronën e fqinjit tuaj, qëndroni të sigurt”.

Dy pjesëtarë të bandës kriminale, thuhet se qëndruan në makinë, ndërsa një i ri rreth të 20-tave, i veshur me një bluzë regbi Workington dhe me cantë Ikea u përpoq të depërtonte në shpinë e lojtares së kombëtares së Anglisë. Incidenti, ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe krijoi shqetësim se yjet femra të Anglisë mund të përballen me një kërcënim të ngjashëm.

Hajdutët gati për të grabitur familjen e yllit të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll