Sport

Arsyeja e largimit nga Juventus e ka emrin... Allegri! Fjalët e De Ligt: Klubin bardhezi e zgjodha për një arsye

Matthijs De Ligt tashmë është pjesë e së shkuarës së Juventusit, megjithatë pak ditë pas transferimit te Bayern Munich, mbrojtësi holandez nuk po kursen mesazhe pak a shumë të koduara për botën bardhezi.

28 Korrik 2022, 19:48 Nga DOSJA
Arsyeja e largimit nga Juventus e ka emrin... Allegri! Fjalët e De Ligt:
Matthijs De Ligt

ITALI- Matthijs De Ligt tashmë është pjesë e së shkuarës së Juventusit, megjithatë pak ditë pas transferimit te Bayern Munich, mbrojtësi holandez nuk po kursen mesazhe pak a shumë të koduara për botën bardhezi. “Në vitin 2019 zgjodha të shkoja te Juventus sepse doja të luaja futboll më sulmues, në fakt, në kohën kur trajner ishte Maurizio Sarri mendova se me të, pas asaj që tregoi te Napoli dhe Chelsea do të kishte një stil loje shumë të ngjashëm me atë të Ajax-it. Megjithatë, për fat të keq, Sarri u largua pas vetëm një viti."

Me pak fjalë, De Ligt nuk pajtohet me vizionin që ka Allegri për futbollin.Në lidhje me rolin në mbrojtje ylli i ri i Bayern Munich ka shtuar: "Ndihem më mirë në anën e djathtë në qendër të mbrojtjes. Tek Juventus luaja në të majtë në fillim dhe ka qenë e vështirë, më pas kam ndërruar vendet me Bonucci-n në mes të sezonit.

Në fund, në lidhje me diferencat mes Juventus-it dhe Ajax-it, De Ligt ka thënë: “Tek Ajax-i bëja presing të madh dhe rrezikoja, ndërsa tek Juventus kishte një mënyrë ndryshe për të mbrojtur. Luaja më mbrapa, sepse në përgjithësi futbolli italian ka një ritëm më të ngadaltë".

E.Ç (Dosja.al)

de ligt bayern munich

Sondazh

Poll