Sport

Marotta largon Interin nga presioni, tregon skuadrën favorite për titullin kampion: Mendoj se është...

Kanali DAZN iu tregon fansave prapaskenat e ekipeve të Serie A në prag të fillimit të sezonit të ri. Episodi i sotëm i ‘Inside’ ka të bëjë me Interin, që e mbylli i dyti kampionatin e kaluar

28 Korrik 2022, 15:53 Nga DOSJA

Marotta largon Interin nga presioni, tregon skuadrën favorite për

ITALI- Kanali DAZN iu tregon fansave prapaskenat e ekipeve të Serie A në prag të fillimit të sezonit të ri. Episodi i sotëm i ‘Inside’ ka të bëjë me Interin, që e mbylli i dyti kampionatin e kaluar, fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë. Beppe Marotta, njeriu i transferimeve, por jo vetëm te skuadra zikaltër, tha: “Ëndrra është e qartë, t’iu japim tifozëve yllin e dytë.

Duhet të jesh ambicioz, duhet të kesh ëndrra, veçanërisht pasi të kesh vendosur synime sportive. Juve? Gjithmonë është favoriti në të gjitha kompeticionet. Do të jetë sërish, edhe sezonin e ri. Sikurse e keni parë, po bën një merkato të nivelit të lartë”. Më pas ishte zëri i Simone Inzaghit, me dy trofe të fituar në sezonin e tij të parë si trajner i Interit, por edhe disa keqardhje për titullin e fituar nga Milan: “Nuk do të flisja për hakmarrje.

I kishim të gjitha shanset për titullin në sezonin e kaluar. Kemi luajtur futboll të madh, jam shumë i kënaqur. Natyrisht, na mungon titulli si ‘qershia mbi tortë’ në sezonin e shkëlqyer të fundit. Na mungoi për dy pikë, por do të provojmë sërish këtë edicion.

Vitin e kaluar nuk u fol për Interin, pastaj ne ishim të mirë për të fituar shumë dhe për këtë arsye jemi sërish favoritë. Lukaku? Sjell shumë entuziazëm, klubi nuk u kursye për ta rikthyer atë. Sezonin e kaluar ishim sulmi më i mirë i kampionatit, me të do të kemi më shumë zgjidhje”.Përfundon Marotta.

E.Ç (Dosja.al)

inter marotta

Sondazh

Poll