Sport

Ikona e futbollit të Ukrainës, Shevchenko pranë fëmijëve 'emigrantë' në Poloni: “Duhet ta largojmë luftën nga fëmijët”

Legjenda e futbollit Andriy Shevchenko (45) bën fushatë për fëmijët refugjatë nga vendlindja e tij, Ukraina. Ai vizitoi një program në Poloni, që kujdeset për njerëzit që ikin nga lufta.

28 Korrik 2022, 16:51 Nga DOSJA

Ikona e futbollit të Ukrainës, Shevchenko pranë

POLONI - Ylli i futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko, gjatë një vizite të tij te disa fëmijë, që kanë emigruar në Poloni, për t’i shpëtuar tmerreve të luftës tha: “Afro tre milionë fëmijë nga Ukraina janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit në pesë muajt e fundit. Ndikimi fizik i luftës është i dukshëm, por nuk duhet harruar ndikimi psikologjik tek këta të rinj. Nuk mjafton të nxjerrësh një fëmijë nga lufta. Ne duhet ta largojmë luftën nga fëmijët.”

Shevchenko ishte trajneri i kombëtares së Ukrainës deri në vitin 2021 dhe është ikona e futbollit të Ukrainës. Ai i befasoi fëmijët në një shkollë verore ‘Save the Children’ në Varshavë, ku ata marrin mbështetje psikologjike përmes projektit TeamUp. Që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë, të paktën 5.8 milionë refugjatë nga vendi i Europës Lindore janë regjistruar në të gjithë Europën, rreth gjysma e të cilëve janë fëmijë.

I lumtur që fëmijët po ndihmohen, Shevchenko tha: "Sporti ka fuqinë e jashtëzakonshme për të thyer barrierat dhe për të sjellë shpresë në kohë dëshpërimi." Ky veprim mbështetet edhe nga ‘Laureus Sport for Good’, për të cilin ish-futbollisti është ambasador.

Ikona e futbollit të Ukrainës, Shevchenko pranë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll