Sport

Propozimi i Cristianos për “Djajtë”, portugezi fal miliona për të fituar ‘lirinë’…

Ylli portugez është takuar në këto orët e fundit me drejtuesit e Manchester Unitet për të kërkuar letrën e transferimit. Ai bën propozimin për të marrë letrat e largimit…

28 Korrik 2022, 16:24 Nga DOSJA

Propozimi i Cristianos për “Djajtë”, portugezi fal miliona

ANGLI - Si Cristiano ashtu edhe agjenti i tij, Jorge Mendes, ishin të pranishëm në një takim që nuk ka shërbyer për të sqaruar të ardhmen e futbollistit. Detajet e takimit të rëndësishëm të Cristiano Ronaldos me drejtuesit e Mançester Junajtid tashmë kanë nisur të mësohen. 

Si drejtuesit, ashtu edhe trajneri Ten Hag mbërritën në takim me idenë për ta bindur futbollistin që të ndiqte skuadrën që ai e ngriti në nivelin më të lartë, ku të gjithë tifozët vazhdojnë ta duan dhe madje i ofruan edhe një rinovim për një vit shtesë portugezit.

Të gjitha këto propozime nuk u dëgjuan nga Cristiano, apo nga përfaqësuesi i tij, i cili erdhi me idenë për të kërkuar letrën e lirimit, duke bërë të qartë, se pikërisht pas merkatos së dimrit, Mendes e kishte paralajmëruar klubin, se futbollisti i tij do të largohej nëse ata nuk do të kualifikoheshin në edicionin e radhës të Champions League.

Pse letrat e lirisë? Shumica e klubeve të interesuara për Ronaldon këtë verë janë tërhiqur kur të mësonin se përveç pagës së lartë të një futbollisti të përmasave të tilla, duhej të negocionin edhe një çmim transferimi me Manchester United. Në këtë kuptim, sulmuesi 37-vjeçar Cristiano Ronaldo u kërkoi drejtuesve të “Djajve të Kuq” të lirohet falas në këmbim të 'faljes' së pagës së vitit të ardhshëm, e cila nuk është një gjë e vogël, por disa dhjetëra milionë euro.

Sipas ylli portugez, kjo mund të hapë dyert e Atlético Madrid për pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’, pasi, për momentin klubi rojiblanco nuk mund të paguajë një shumë të konsiderueshme parash për një lojtar tjetër, ndërsa ata shpresojnë të vazhdojnë të avancojnë në seksioni i daljeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll