Aktualitet

Merr fund pengmarrja në Elbasan, kapen autorët, lirohet adoleshenti

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:20 pranë Pallatit të Sportit ku dy grupe adoleshentësh janë përfshirë në një incident i cili ka degjeneruar në përleshje të dhunshme mes tyre

28 Korrik 2022, 09:35 Nga f.g

Merr fund pengmarrja në Elbasan, kapen autorët, lirohet adoleshenti

ELBASAN- Autorët e pengmarrjes në Elbasan janë arrestuar tashmë nga Policia. Burime i thanë Dosja.al se autorët janë arrestuar dhe adoleshenti është marrë me forcë nga një makinë. 

“Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e ngjarjes, ndërkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet”, njoftoi policia në mesnatë.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme? Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:20 pranë Pallatit të Sportit ku dy grupe adoleshentësh janë përfshirë në një incident i cili ka degjeneruar në përleshje të dhunshme mes tyre. Dyshohet se të paktën 13 adoleshentë janë përfshirë në skena të dhunshme. Më pas njëri nga grupet ka marrë forcërisht një prej të rinjve dhe janë larguar me makinë. Policia dje nuk e pranoi ngjarjen. 

pengmarrja ne elbasan

Sondazh

Poll