Sport

Ish-bavarezi dyshon te aftësitë e mbrojtësit De Ligt, nuk shëlqeu në Itali!...

Dietmar Hamann nuk është aq entuziast dhe nuk beson se lojtari holandez mund të shndërrohet shpejt në një lider të mbrojtjes bavareze

28 Korrik 2022, 07:23 Nga DOSJA

Ish-bavarezi dyshon te aftësitë e mbrojtësit De Ligt, nuk

GJERMANI - Në intervistën për ‘Sky’, ish-lojtari i kombëtares gjermane, shkel frenën e euforisë për të sapoardhurin e Bayernit, Matthijs de Ligt (22), për të cilin kampionët kanë vënë në tryezë shifrën rekord prej 68 milionë euro, plus dhjetë të tjera si pagesa bonus.

Hamann shprehet: “Pyetja e madhe do të jetë, nëse De Ligt është në gjendje të udhëheqë mbrojtjen. Ai bëri mrekullinë në Amsterdam, por nuk ia doli në Torino. Ishte padyshim në një klub të madh, në një garë më të madhe dhe ai kishte lojtarë me shumë përvojë përkrah tij”.

De Ligt, si një lider i ri i mbrojtjes? “Nuk e di nëse, një lojtar vjen këtu në moshën 22-vjeçare dhe mund të drejtojë menjëherë një mbrojtje, që ishte fituese Champions League dy vjet më parë. Ai mund të ketë dy kampionë bote përkrah tij në Pavard dhe Hernandez.  E gjithë kjo tingëllon e mrekullueshme, gjithsesi mbetet për t'u parë nëse kjo mund të zbatohet më pas në praktikë”,- vijoi ish-futbollisti tani opionist televiziv.

Ish-bavarezi dyshon te aftësitë e mbrojtësit De Ligt, nuk

Hamann gjithashtu thekson: "Të gjithë lojtarët që u larguan nga skuadra shumë e suksesshme e Ajax-it tre vjet më pare, ishin edhe më të mirët në klubet e tyre të reja." Ish-lojtari i kombëtares dhe i Bayern-it përfundon kështu: “Kjo është arsyeja pse ai ende duhet të mësojë se si mund të mbrohet Bayern Munichu. Do të isha pak i rezervuar dhe i kujdesshëm për këtë.”

Lidhur me dy futbollistët e tjerë të Ajax-it që janë ‘konvertuar’ në bavarezë, Noussair Mazraoui (24) dhe Ryan Gravenberch (20), Hamann thotë se “duhet të presim dhe të shohim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll