Sport

22 lojtarë të përfshirë në sherr dhe 12 kartona të kuq, derbi në Brazil kthehet në 'arenë gladiatorësh' (video)

Skena të pabesueshme dhune në futbollin brazilian në periferi të një derbi në kategorinë e tretë të kampionatit Gaucho

27 Korrik 2022, 18:04 Nga DOSJA

22 lojtarë të përfshirë në sherr dhe 12 kartona të

BRAZIL- Skena të pabesueshme dhune në futbollin brazilian në periferi të një derbi në kategorinë e tretë të kampionatit Gaucho. Protagonistë ishin 22 lojtarët në fushë dhe të tjerë që erdhën nga stoli. Gjithçka ndodhi në takimin Gremio Atletico Farroupilha dhe FCB Riograndense RS, të dielën më 24 korrik.

Gjithçka kulmoi në minutën e 9' shtesë kur trajneri i Riograndense dhe një lojtar kundërshtar sfiduan njëri-tjetrin duke u shtyrë dhe duke shkaktuar sherrin e egër. Shqelma, grushta, shtytje me disa lojtarë që të rrëzuar përtokë u shënjestuan nën një dush goditjesh, për disa minuta pa fund.

Më pas, vendimet e Komisionit të Disiplinës: Bruno Nunes Duarte, Igor Padilha Pinto, Marcel Brum Rollo dhe Nalbert Domingues Soares, të gjithë lojtarët e Farroupilha u përjashtuan së bashku me lojtarin Kesler Botelho Bastos dhe trajnerin Cristiano Dias Medeiro të Riograndense. Në total u morën 12 kartona të kuq.

E.Ç (Dosja.al)

 

brazil derbi dhune gremio atletico farroupilha

Sondazh

Poll