Sport

Lojtari i Atalantës i kapur në befasi nga anti-dopingu, pomada e bashkëshortes mund të jetë problemi

Atalanta e paqartë mbi fatin e José Luis Palominos. Mbrojtësi argjentinas, i cili rezultoi pozitiv për clostebol në një kontroll antidoping të kryer në fillim të korrikut, tani rrezikon deri në dy vjet skualifikim, që mund të bëhen edhe katër nëse konstatohet qëllimi i përdorimit.

27 Korrik 2022, 20:17 Nga DOSJA
Lojtari i Atalantës i kapur në befasi nga anti-dopingu, pomada e
Palomino

ITALI- Atalanta e paqartë mbi fatin e José Luis Palominos. Mbrojtësi argjentinas, i cili rezultoi pozitiv për clostebol në një kontroll antidoping të kryer në fillim të korrikut, tani rrezikon deri në dy vjet skualifikim, që mund të bëhen edhe katër nëse konstatohet qëllimi i përdorimit. Ai e deklaron veten të pafajshëm dhe po përpiqet të kuptojë se si arriti të marrë Clostebol Metabolita, një substancë dopingu e përmbajtur edhe në kremrat aktualë, si rigjenerimi i indeve të lëkurës ose në një pomadë shëruese, si Trofodermin.

Kontrollet u bënë në befasi në fillim të muajit dhe rezultati ka ardhur vetëm tani. Megjithatë, ka një precedent, ai i Fabio Lucionit të Beneventos i cili në vitin 2017 doli pozitiv për testin e dopingut, por u skualifikua “vetëm” për një vit (më pas u reduktua në 8 muaj). Në atë rast, lojtari u fal për pranimin e fajit nga mjeku i ekipit nga Campania (i cili u skualifikua për 4 vjet), ëalter Giorgione i cili pretendoi se i kishte dhënë një sprej shërues në posedim të tij që përmbante clostebol.

Në rastin e Palominos, “faji” mund të ketë qenë pa e ditur bashkëshortja e tij Juline Allne Matthey apo vajza e tij që mori pomadën shëruese me të cilën mbrojtësi argjentinas do të kishte rënë në kontakt pa dashje.

Hetimet do të jenë të gjata, sigurisht që nuk do të ketë zhvillime para fundit të verës dhe për këtë arsye Palomino me siguri do të mungojë në ditët e para të kampionatit. Lajm i keq edhe për Gasperinin i cili humbet një nga shtyllat e tij të mbrojtjes.

E.Ç (Dosja.al)

 

atalanta palomino

Sondazh

Poll